Konfiskohen dy armë në Mramor të Prishtinës, u përdoren për gëzim dasme - Gazeta Express
string(70) "konfiskohen-dy-arme-ne-mramor-te-prishtines-u-perdoren-per-gezim-dasme"

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 9:22

Konfiskohen dy armë në Mramor të Prishtinës, u përdoren për gëzim dasme

Lajme

Gazeta Express

22/07/2025 9:22

Një person është arrestuar për përdorim të armëve në një aheng familjar në Mramor të Prishtinës.

“Sot rreth orës 00:20, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjarë, në fshatin Mramor, në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Njësitë policore të kryeqytetit, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe kanë gjetur prova se kishte gjuajtje me armë.

“Hetuesit policor të kryeqytetit kanë siguruar prezencën e të dyshuarit F.A, 66 vjeç, i cili i ka dorëzuar armët”, thuhej më tej.

Në koordinim me prokurorin ndaj tij është iniciuar rast për “Armëmbajtje pa leje” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.