string(81) "konfirmon-policia-nje-26-vjecare-eshte-lenduar-me-gure-teksa-po-udhetonte-me-tren"

Lajme

Gazeta Express

03/05/2025 20:04

Konfirmon Policia: Një 26-vjeçare është lënduar me gurë teksa po udhëtonte me tren

Lajme

Gazeta Express

03/05/2025 20:04

Policia e Kosovës e ka konfirmuar rasti ku një person është lënduar si pasojë e goditjes me një gur, teksa po udhëtonte me tren.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Gazetën Express tha se viktima që është një 26-vjeçare, dhe ka pësuar lëndime në pjesën e kokës.

“Rreth orës 17:15, është pranuar  informata se, në afërsi të fshatit Grabovc,  një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e goditjes me një gur.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku sipas të dhënave fillestare, viktima, femër, 26 vjeç, ka pësuar lëndime në pjesën e kokës, dyshohet si pasojë e një guri të hedhur në rrethana ende të panjohura nga pjesa e jashtme e trenit, në momentin kur ai ishte në lëvizje”, tha ai.

Tutje, ai njoftoi se 26-vjeçarja ka pranuar tretman mjekësor ndërsa është transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKMF, në Drenas.

“Në vendin e ngjarjes, mjeket emergjent,  i kanë ofruar  viktimës ndihmën mjekësore dhe më pas të njëjtën e kanë transferuar për trajtim të mëtejshëm në QKMF, në Drenas. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për identifikimin e të implikuarve dhe fton qytetarët që posedojnë informacione të dobishme për këtë rast, të lajmërojnë Policinë përmes linjës emergjente 192, apo aplikacionit Lajmëro Policinë”, tha Borovci.