string(45) "konfirmohet-votimi-i-dyte-per-merz-mbahet-sot"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 14:25

Konfirmohet, votimi i dytë për Merz mbahet sot

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 14:25

The Guardian ka raportuar se ka marrë konfirmim zyrtar se më vonë gjatë ditës së sotme do të zhvillohet raundi i dytë i votimit për kancelar të Gjermanisë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, Jens Spahn i CDU-së është shprehur se “e gjithë Evropa, ndoshta e gjithë bota do ta ndjekë nga afër votimin”, ndërsa u ka bërë thirrje deputetëve të jenë të përgjegjshëm dhe të mbështesin kandidatin e koalicionit.

Ndërkohë, edhe bashkëkryetari i SPD-së, Lars Klingbeil, është shprehur se tani do të arrihej shumica e nevojshme për të konfirmuar Merz në postin e Kancelarit.

Kujtojmë se, në një votim të fshehtë të mbajtur sot, Merz siguroi 310 vota, 6 më pak se shumica e nevojshme. E edhe pse grupet parlamentare të koalicionit CDU/CSU dhe SPD kanë një numër prej 328 vendesh në Parlament, Merz nuk mori shumicën e kërkuar.

Sipas DW, ky dështim ishte diçka e re në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë, pasi asnjëherë më parë nuk kishte dështuar zgjedhja e një kandidati për kancelar, pas zgjedhjeve të Bundestagut dhe negociatave të suksesshme të koalicionit.