Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Danilo Saranoviq, mbrëmë e ka konfirmuar se i dyshuari për vrasjen e shumëfishtë në Cetinje, Aco Martinoviq, ka vdekur.
Ai ka bërë me dije se Martinoviq kishte qëlluar veten dhe se ka vdekur rrugës për në spital.
Drejtori i Policisë, Llazar Shqepanoviq, ka thënë se Martnivoqi është kapur në lagjen Humci dhe se ai vdiq nga lëndimet në kokë.
Ai tha se nuk dihet motivi i vrasjes, ndërsa viktimat kanë qenë shokët dhe kumbarët e tij.
Martinoviq dyshohet se ka vrarë 10 persona, në katër lokacione të ndryshme. Për disa orë, ai ishte në arrati.
“Është një fytyrë e rrezikshme, e pamatur, brutale…”, ka qenë përshkrimi që i ka bërë të dyshuarit Drejtori i Policisë së Malit të Zi.
Detaje rreth kësaj tragjedia ka dhënë edhe Ministri i Punëve të Brendshme i Malit të Zi, Danilo Sharanoviq.
Ai ka bërë me dije se i vdekur ka mbetur pronari i tavernës ku filloi përplasja dhe disa anëtarë të familjes së tij. Sharanoviq ka thënë se në mesin e viktimave janë edhe disa familjarë të të dyshuarit për këtë krim të rëndë, Aco Martinoviq.
“Disa persona janë vrarë, duke përfshirë pronarin e lokalit dhe disa anëtarë të familjes së tij, si dhe anëtarëve të familjes së të dyshuarit për vrasje”, ka deklaruar Saranoviq.Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, e ka cilësuar këtë si “tragjedi të tmerrshme”, derisa ka njoftuar se ka shpallur tri ditë zie, më 2, 3 dhe 4 janar.
“Tragjedia e tmerrshme na ka prekur të gjithëve”, ka thënë Spajiq për transmetuesin publik malazez RTCG.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...