Konfirmohet rasti i dytë me koronavirusin kinez në SHBA - Gazeta Express
string(55) "konfirmohet-rasti-i-dyte-me-koronavirusin-kinez-ne-shba"

Gazeta Express

24/01/2020 17:42

Konfirmohet rasti i dytë me koronavirusin kinez në SHBA

Gazeta Express

24/01/2020 17:42

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është identifikuar edhe rasti i dytë më infeksion të koronavirusit kinez.

Rasti është identifikuar saktësisht në Çikago.

Lexo Edhe:

Lidhur me këtë kanë konfirmuar Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Pacientja është një banore e Çikagos, dhe është e moshës 60 vjeçare.

Pacientja fluturoi nga Wuhan në Çikago më 13 janar dhe aktualisht po mbahet e izoluar si pasojë e rrezikut të sëmundjes.

Ajo nuk ishte e sëmurë ndërsa udhëtonte dhe autoritetet shëndetësore nuk mendojnë se ajo përhapte virusin gjatë asaj kohe.

Autoritetet shëndetësore thonë se ajo ka pasur kontakte të kufizuara të ngushta që kur u kthye në Çikago.

Gjashtëdhjetë e tre persona nga 22 shtete janë nën hetim për virusin, thanë zyrtarët shëndetësorë.