Konfirmohet pjesëmarrja e yllit global në Sunny Hill -hiti i tij është klikuar mbi 3 miliardë herë - Gazeta Express
string(97) "konfirmohet-pjesemarrja-e-yllit-global-ne-sunny-hill-hiti-i-tij-eshte-klikuar-mbi-3-miliarde-here"

Konfirmohet pjesëmarrja e yllit global në Sunny Hill -hiti i tij është klikuar mbi 3 miliardë herë

Muzike

Gazeta Express

29/06/2022 19:36

Festivali Sunny Hill që do të mbahet në Prishtinë gjatë muajit gusht ka konfirmuar pjesëmarrjen e njërit prej yjeve më të mëdhenj të muzikës

Bëhet fjalët për J Balvin, njëri prej këngëtarëve më të mirë të kohëve të fundit në botë, i njohur për këngët e tij ikonike si “Mi Gente” këngë e cila vetëm në YouTube ka më shumë së 3 miliardë klikime.

Lexo Edhe:

Këngëtari me famë globale me albumet e tij 6AM dhe La Familia.

Stili i tij i veçantë, latin reggaeton, urban dhe hip hop ka bërë që ai të jetë njëri prej artistëve me unik në botën e showbizzit sot.

“A jeni gati për një party me ikonën @JBalvin⚡️ Superylli global i bashkohet “headline” me hitet e tij që kanë fituar çmime e që ne do të vallëzojmë tërë natën me to”, thuhet në njoftimin e Sunny Hill.

Kujtojmë se J Balvin është nga Kolumbia dhe Dua Lipa ka një këngë me të me titull “Un Dia” ose “One Day”.

Kjo këngë ka më shumë se 301 milionë klikime në YouTube.  /GazetaExpress/