Konfirmohet nga Marotta, Dybala nuk do të transferohet te Interi - Gazeta Express
string(63) "konfirmohet-nga-marotta-dybala-nuk-do-te-transferohet-te-interi"

Konfirmohet nga Marotta, Dybala nuk do të transferohet te Interi

Sport

Gazeta Express

05/07/2022 19:30

Shefi ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, ka deklaruar se klubi nuk është i interesuar për Paulo Dybalan.

Pavarësisht se argjentinasi shihej se ishte afër transferimit në “Guiseppe Meazza”, kjo nuk pritet që të ndodhë – transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Marotta ka thënë se klubi tashmë ka përfunduar me përforcimet në vijën e sulmit.

“Dybala është pjesë e lojtarëve të lirë të disponueshëm në treg, ai është dhe ai ishte një nga mundësitë, por ne tashmë e kemi përfunduar sulmin tonë me lojtarë shumë të mirë”, ka thënë Marotta.

Dybala nga 30 qershori është zyrtarisht lojtar i lirë, pasi u largua nga Juventusi.

Për 28-vjeçarin interesim besohet se kanë shprehur edhe klubet si Paris Saint-Germain, Arsenal, Tottenham Hotspur e Manchester United. /Gazeta Express/