Konfirmohet nga Haxhi Krasniqi, ky do të jetë kundërshtari i tij për meçin e muajit të ardhshëm - Gazeta Express
string(94) "konfirmohet-nga-haxhi-krasniqi-ky-do-te-jete-kundershtari-i-tij-per-mecin-e-muajit-te-ardhshem"

Konfirmohet nga Haxhi Krasniqi, ky do të jetë kundërshtari i tij për meçin e muajit të ardhshëm

Sport

Gazeta Express

23/01/2023 22:19

Haxhi Krasniqi do të rikthehet më në fund në ringun e boksit.

Boksieri kosovar do të jetë pjesë e natës së madhe të boksit “Hazrolli Boxing Gala”, që do të mbahet më 25 shkurt në “Audi Dome Munich”, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Krasniqi ka njoftuar se do të përballet me boksierin belg, Timur Nikarkhoev.

“Miq të dashur, jam shumë i lumtur të ju informoj, se më datën 25 Shkurt 2023 do të rikthehem në ring në arenën madhështore “AUDI DOME” të qytetit gjerman Mynih. Kundërshtari im do të jetë numri i Belgjikës, Timur Nikarkhoev”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”.

35-vjeçari gjithashtu bëri të ditur se më 25 shkurt do të dalin në ring edhe boksierët tjerë shqiptarë; James Kraft, Shefat Isufi, Armend Xhoxhaj, Isuf Kelmendi dhe Kushtrim Tahirukaj. /Gazeta Express/