Konfirmohet nga Ancelotti, Benzema është gati për Barcelonën - Gazeta Express
string(59) "konfirmohet-nga-ancelotti-benzema-eshte-gati-per-barcelonen"

Sport

Gazeta Express

18/03/2023 23:14

Konfirmohet nga Ancelotti, Benzema është gati për Barcelonën

Sport

Gazeta Express

18/03/2023 23:14

Karim Benzema ia ka dalë që të rikuperohet me kohë dhe do të jetë i gatshëm për derbin kundër Barcelonës.

“El Clasico” do të zhvillohet në “Camp Nou” të dielën, nga ora 21:00, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe edhe për faktin se mund të vendosë shumëçka sa i përket titullit të kampionit.

Barcelona prin në tabelë me 65 pikë, nëntë më shumë se Real Madridi.

Lajm i mirë për Real Madridin është se Benzema do të jetë në dispozicion të Carlo Ancelottit për këtë sfidë.

Kjo u konfirmua sot nga trajneri italian, në paraqitjen e tij në konferencën për media.

“Ai është mirë dhe do të luajë”, deklaroi Ancelotti. /Gazeta Express/