Konfirmohet ardhja e 24 mijë vaksinave të AstraZenecas në Kosovë - Gazeta Express
string(64) "konfirmohet-ardhja-e-24-mije-vaksinave-te-astrazenecas-ne-kosove"

Konfirmohet ardhja e 24 mijë vaksinave të AstraZenecas në Kosovë

Lajme

Gazeta Express

26/03/2021 16:10

Sic thonë në ministrinë e Shëndetësisë, GAVI i ka konfirmuar se Kosova së shpejti do të vijnë 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca. Mediat po raportojnë se konitigjenti do të arrijë brenda shtatë ditëve

Ministra e Shëndetësisë ka konfirmuar për Express se COVAX e ka miratuar aplikimin e Qeverisë së Kosovës për marrjen e këtyre vaksinave.

Lexo Edhe:

“GAVI ka informuar MSH se vaksinat e para (Astra Zeneca) ne kontigjent prej 24 000 dozave do ta arrijnë shumë shpejt. MSh, sipas procedurave te aplikimit te pergatitura nga COVAX, ka dorëzuar aplikacionin me te gjitha dokumentet e kërkuara të bashkëngjitura në mënyrë elektronike në këtë mekanizem dhe, COVAX, i ka konfirmuar MSH-së se është pranuar dhe miratuar apklimi i saj”, thuhet në një përgigje të MSH-së për Express.

Kosova është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk ka nisur ende vaksinimin kundër koronavirusit.

Në ndërkohë në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar 860 raste të reja me koronavirus.

Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Kamenicë 2 raste (78, 76 vjeç), Dragash 1 rast (84 vjeç), Ferizaj 1 rast (74 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (65 vjeç) dhe Gjakovë 1 rast (83 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 86.194 raste nga 405.798 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.819 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 682 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 71.269 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.106.

Në ndërkohë  Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik ka vendosur sot që së paku edhe për tri javë ta shtyjë marrjen e vendimit për vazhdimin ose jo të përdorimit të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” për Covid-19./Express/