Konfirmohen tri raste të reja me COVID-19 në Deçan - Gazeta Express
string(50) "konfirmohen-tri-raste-te-reja-me-covid-19-ne-decan"

Gazeta Express

21/09/2020 17:32

Konfirmohen tri raste të reja me COVID-19 në Deçan

Gazeta Express

21/09/2020 17:32

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar edhe 3 raste të reja me COVID-19 në Komunën e Deçanit. Rastet pozitive janë: një nga Baballoqi dhe dy nga Strellci i Epërm.

Komuna e Deçanit përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se deri më sot në këtë komunë janë konfirmuar 149 raste të reja me koronavirus.

“Deri më sot, në komunën tonë janë të identifikuara 149 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 101 të shëruar plotësisht, 2 kanë humbur jetën dhe 46 raste janë akoma aktive. Kujdesuni për veten dhe familjen”, thuhet në njoftimin e komunës. /Express/