Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës njofton se pas lajmërimit të rasteve të dyshuara të prezencës së sëmundjes ‘’Gjuha e Kaltër’’, me hulumtimin e plotë diagnostik dhe analizat laboratorike konfirmohet prezenca e sëmundjes në dy ferma.
Sipas AUV, dy rastet janë në fshatin Marec të Prishtinës dhe një fermë në fshatin Brus – komuna e Lipjanit.
“Me qellim të parandalim të përhapjes se sëmundjes në fermat të tjera, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, ka vendosur masat e përgjithshme kufizuese të lëvizjes se kafshëve brenda territorit të Kosovës. Njëkohësisht urdhërohen të gjithë fermerët ne bashkëpunim me veterineret privat të përdorin masat e dezinsektimi në ferma dhe përreth tyre. Me qellim të eliminimit të mushkonjave si vektor kryesor i përhapjes se sëmundjes. Po ashtu të shmangin kontakte me kafshët e tufave tjera. Të gjitha autoritetet mbikëqyrëse ligjezbatuese obligohen të ndihmojnë në mbikëqyrjen e zbatimit të masave strikte kufizuese të lëvizjes se bagëtive në gjithë territorin e vendit”, thuhet në njoftim.
Sipas AUV, sëmundja e kafshëve Gjuha e Kaltër është sëmundje virusale jo ngjitëse, e cila transmetohet përmes pickimit të insekteve të llojit Colicoides (mushkonjave). Nga kjo sëmundje preken ruminantet shtëpiak( gjedhet, delet dhe dhit) Prej këtyre me e ndjeshme është delja pastaj dhitë dhe gjedhi. Shenjat klinike dhe ngordhjet shfaqen vetëm tek delja. Gjedhi shërben si rezervar i sëmundjes. Sëmundja nuk transmetohet nga kafshët tek njeriu, dhe nuk transmetohet nga kafsha ne kafshë.
“Bazuar në Ligjin Nr. 2004/21 për Veterinarinë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë me datë 29.07.2025 ka nxjerrë ‘’Vendim’’ me nr. 01/574/2025 Për masat e përgjithshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e sëmundjes ‘’ Gjuha e Kaltër’’. Me ketë vendim janë zgjeruar masat kufizuese të cilat ende janë në fuqi për parandalimin e përhapjes se sëmundjeve tjera.
Vendimi zbatohet në gjithë territorin e Republikës se Kosovës, masat e përgjithshme: Ndalohet lëvizja e kafsheve nga fermat, tregtimi në tregjet dhe shitblerja; Fermat në të cilat konfirmohet prezenca e sëmundjes, marrin statusin të infektuara dhe vendosen ne masë izolimi/karantine të plot. U ndalohet çdo lëvizje hyrje dalje. Obligohen fermerët, qe për çdo ndryshim të gjendjes shëndetësore të kafshëve menjëherë të njoftojnë veterinarian: Praktikat veterinare janë të obliguar të zbatojnë protokollet shëndetësore veterinare për parandalimin dhe luftimin e kësaj sëmundje: Fermerët aktivizojnë masat e biosigurisë ne fermat e tyre. Të përdorin repelent/insekticide për eliminimin e mushkonjave (lloji i preparatit të përdoret sipas rekomandimit të veterinerit): Të përcaktohen lokacionet për Groposjen e kafshëve të ngordhura; AUV vazhdon me hulumtimin epidemiologjik, marrjen e mostrave dhe kryerjen e testimeve laboratorike”.
Po ashtu thuhet se përjashtimisht nga pika 1 e këtij vendimi, lejohet lëvizja kafshëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje deri në thertore të licencuara, me pëlqimin paraprak të inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Sipas UAV urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën, si dhe obligohen, Policia e Kosovës, organet Komunale në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.
AUV njofton se masat hynë në fuqi sot datë 29.07.2025./KP
Një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurt për të paguar me iPhone, Apple Watch, iPad, Mac dhe...