Janë konfirmuar tashmë formacionet zyrtare të ndeshjes Poloni – Shqipëri.
Kjo ndeshje do të luhet në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Botërorit 2026.
Për Shqipërinë, Sylvinho ka vendosur të luajë me formacion prej 4-4-2, në formën e diamantit, sipas UEFA-s.
Arbër Hoxha e Myrto Uzunu i prijnë sulmit, teksa Anis Mehmeti e Ernest Muçi janë në stol.
Në anën tjetër, Robert Lewandowski e udhëheq sulmin e Polonisë.
FORMACIONET E PLOTA:
POLONIA: Grabara; Kedziora, Bednarek, Kiwior; Cash, Szymanski, Zielinski, Skoras; Kaminski, Lewandowski, Rozga.
SHQIPËRIA: Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Ajeti, Mitaj; Laçi, Asllani, Bajrami, Shehu; Uzuni, Hoxha./GazetaExpress/
Reisebüro Prishtina ofron shërbime të sigurta, të shpejta dhe të besueshme, duke mbetur zgjedhja kryesore për ata që udhëtojnë nga...