Konfirmohen dy rastet e para të koronavirusit në Iran - Gazeta Express
string(52) "konfirmohen-dy-rastet-e-paraa-me-koronavirus-ne-iran"

Gazeta Express

19/02/2020 14:28

Konfirmohen dy rastet e para të koronavirusit në Iran

Gazeta Express

19/02/2020 14:28

Autoritetet iraniane i kanë konfirmuar dy rastet e para me koronavirusin COVID-19.

Agjencia gjysmëzyrtare e lajmeve, ISNA, e citoi një zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, të quajtur Kiyanoush Jahanpour, të ketë thënë se disa raste të dyshimta me koronavirus janë zbuluar gjatë dy ditëve të kaluara.

Lexo Edhe:

Ky zyrtar tha se dy rastet e konfirmuara u regjistruan në provincën qendrore të Iranit, Qom.

“Testet e avancuara janë duke u kryer dhe ato do të bëhen publike kur të përfundojnë”, shtoi ai.

“Në Qom janë dërguar ekipe mjekësore dhe personat e dyshuar me koronavirus janë vendosur në Karantinë”, tha më tej zyrtari iranian.

Irani ka vendosur masa të sigurisë në aeroporte për ta parandaluar përhapjen e mundshme të virusit të ri, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

Koronavirusi COVID-19 fillimisht u paraqit në Kinë në dhjetor të vitit të kaluar. Prej asaj kohe, gati 75 mijë persona janë infektuar në nivel botëror, ndërsa më shumë se dy mijë kanë vdekur.