Konfirmohen datat e Ballkanit në Ligën e Kampionëve - Gazeta Express
string(51) "konfirmohen-datat-e-ballkanit-ne-ligen-e-kampioneve"

Konfirmohen datat e Ballkanit në Ligën e Kampionëve

Futboll

Gazeta Express

22/06/2024 18:05

Janë konfirmuar tashmë datat se kur Ballkani do të luajë në raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Kosovës në pengesën e parë do të ketë punë me kampionin e Andorrës, UE Santa Coloma, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Dueli i parë do të jetë më 9 korrik në Andorrë, kurse ai i kthimit një javë më pas në “Zahir Pajaziti”.

Forma më e lartë në historinë e Santa Colomas, ishte në vitin e kaluar, ku në kualifikimet për UEFA Europa Conference League, arritën deri në raundin e tretë.