string(66) "konfirmohen-9-viktima-nga-sulmi-ne-nje-shkolle-ne-graz-te-austrise"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 12:21

Konfirmohen 9 viktima nga sulmi në një shkollë në Graz të Austrisë

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 12:21

Kryetari i qytetit austriak Graz, ka konfirmuar se nëntë persona kanë mbetur të vdekur nga sulmi në një shkollë të mesme, përfshirë 7 studentë dhe një i rritur, duke lënë të kuptohet se personi i nëntë i vdekur është vetë sulmuesi.

Sipas zëdhënësit të policisë, Sabri Yorgun, forcat speciale ishin dërguar në shkollën e mesme pas një thirrjeje të pranuar në orën 10 të mëngjesit, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se në sulm janë përdorur disa armë.

Policia e Grazit ka konfirmuar se zona tashmë është e siguruar dhe nuk ka rrezik të mëtejshëm.

Graz, është qyteti i dytë më i madh në Austri, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300,000 banorë.