Konfirmohen 169 raste të reja të koronavirusit në Korenë Jugore - Gazeta Express
string(63) "konfirmohen-169-raste-te-reja-te-koronavirusit-ne-korene-jugore"

Konfirmohen 169 raste të reja të koronavirusit në Korenë Jugore

Gazeta Express

26/02/2020 8:40

Autoritet e Koresë Jugore raportuan të mërkurën për 169 raste të reja të infektimit me koronavirus. Në mesin e tyre është edhe një ushtar amerikan. Organet e shëndetësisë kanë planifikuar t’i testojnë mbi 200 mijë njerëz të një sekti të krishterë.

Rastet e reja e çuan në 1146 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar. Kjo shifër pritet të rritet pasi qeveria ka vendosur ta zgjerojë testimin e popullatës.

Lexo Edhe:

Nga 169 rastet e reja, 134 u shënuan në qytetin Daegu, ku besohet se filloi përhapja e madhe e koronavirusit gjatë një meshe, shkruan “Reuters”, transmeton Gazeta Express.

Ushtria amerikane raportoi për rastin e parë të koronavirusit në mesin e trupave të saj. Personi i infektuar është një ushtar 23-vjeçar në kampin Carroll.

Komanda e forcave amerikane në Korenë Jugore njoftoi se ky ushtar është vendosur në karantinë në shtëpinë e tij, e cila ndodhet jashtë bazës ushtarake.

Bazat ushtarake amerikane në Korenë Jugore vendosën kufizime për hyrjen e njerëzve dhe e filluan zbatimin e kontrollimit shëndetësor, duke shkaktuar radhë të gjata të pritjeve.