Konfirmohen 11 nga 12 emrat e basketbollistëve të SHBA-së që marrin pjesë në Lojërat Olimpike - Gazeta Express
string(93) "konfirmohen-11-nga-12-emrat-e-basketbollisteve-te-shba-se-qe-marrin-pjese-ne-lojerat-olimpike"

Basketboll

Gazeta Express

16/04/2024 12:43

Konfirmohen 11 nga 12 emrat e basketbollistëve të SHBA-së që marrin pjesë në Lojërat Olimpike

Basketboll

Gazeta Express

16/04/2024 12:43

Nga 27 korriku deri më 10 gusht do të mbahen Lojërat Olimpike në Paris dhe në prag të saj, tashmë dihet 11 nga 12 emrat e basketbollistëve që do të marrin pjesë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në basketboll.

LeBron James, Stephen Curry, Kevin Durant, Joel Embiid, Jayson Tatum, Devin Booker, Jrue Holiday, Anthony Davis, Anthony Edwards, Bam Adebayo dhe Tyrese Haliburton do të luajnë në Paris, dhe emri i lojtari i fundit do të njihet para fillimit të garës, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kawhi Leonard, Paul George, James Harden, Kyrie Irving, Damian Lillard, Chris Paul, Jaylen Broën dhe Brandon Ingram do të luftojnë për vendin e fundit.

Në shortin për turneun olimpik, skuadra e Shteteve të Bashkuara u vendos në grupin C së bashku me Serbinë, Sudanin e Jugut dhe kampionen e Kualifikimeve Olimpike që do të zhvillohen në Porto Riko mes Lituanisë, Italisë, Porto Rikos, Meksikës, Bregut të Fildishtë apo Bahreinit.

Skuadra e basketbollit të SHBA-ve ka më së shumti trofe kur bëhet fjalë për Lojërat Olimpike me 16 medalje të arta./Gazeta Express