Instituti Albanologjik-Prishtinë, gjegjësisht Dega e Historisë-IAP, organizon konferencën shkencore me temën bosht “Kosova gjatë shekullit XIX: një vështrim mbi dinamikat sociale” më 25 shkurt nga ora 10:00.
Ky aktivitet i rëndësishëm shkencor do të mbahet më 25 shkurt, 2025 (të martën), ora 10:00, në sallën e katit të epërm të Institutit Albanologjik.
Studiuesi dhe dhe njohësit e historisë që do të marrin pjesë në këtë konferencë shkencore janë Nehat Krasniqi, Ibrahim Gashi, Ardian Muhaj, Memli Krasniqi, Rezart Mezani, Fahri Avdija, Besart Neziri, Hasan Bello, Nuridin Ahmeti, Mead Osmani, Xhafer Sadiku, Besnik Emini, Shpend Avdiu, Behar Kaceli, Zekirja Shabani, Gentrit Smakaj dhe Faton Pllana.
Këshilli organizativ i këtij aktiviteti shkencor përbëhet nga Nuridin Ahmeti, Memli Kransiqi dhe Zekirja Shabani.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...