Konferenca për Libinë, pas 8 orësh diskutime liderët bien dakord për armëpushim: Jo zgjidhje ushtarake


Gazeta Express
19 Janar 2020 22:14

Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare për Libinë, që po mbahet në Berlin, ranë dakord për armëpushim në vendin e pushtuar nga trazirat.

Kjo u arrit pas shumë orëve negociata intensive të dileën. Atë e lajmëruan Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB’së, Antonio Guterres.

Ne mund të konstatojmë që të gjithë pajtohemi që duam të respektojmë embargon e armëve”, tha kancelarja Merkel në Berlin. Marrëveshje ka gjithashtu për faktin se nuk ka zgjidhje ushtarake të konfliktit.

Kryeministri italian, Giuseppe Conte, ka thënë se vendi i tij është i gatshëm të marrë rol drejtues në ruajtjen e armëpushimit në këtë vend, kjo edhe për shkak të pozitës gjeografike të vendit.

Kryediplomati rus, Sergei Lavrov, ka thënë se një organ i brendshëm në Libi do përkujdeset që armëpushimi të mbahet.

Komunikata përfundimtare po ashtu kërkon nga sthetet tjera që të përmbahen dhe të mos ndërhyjnë në punët e brendshme të sthetit libian. Turqia veçse ka ndërhyrë për të ruajtur stabilitetin në këtë vend.

“Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të interesuara të dyfishojnë përpjekjet e tyre për një pezullim të qëndrueshëm të armiqësive, deeskalim dhe për një armëpushim të përhershëm,” thuhet tutje në projektin e komunikatës përfundimtare.

Projekti i komunikatës përmbante 55 pika. Ai bënte thirrje më tej edhe që të gjitha palët t’u japin fund akteve armiqësore kundër objekteve të naftës në Libi. Thirrja erdhi pasi forcat aleate të Haftarit vunë nën kontroll të premten portet e naftës në Libinë lindore.

Po ashtu nga DW bëhet e ditur se rezervat e naftës kanë qenë një pikë qëndrore kontestimi në bisedime. Erdogani ka quajtur samitin si një hap shumë të rëndësishëm.

“Ne e shohim samitin e Berlinit si një hap të rëndësishëm në rrugën për të forcuar armëpushimin dhe një zgjidhje politike,” u tha Erdogani gazetarëve.

Turqia mbështet fuqimisht qeverinë e Sarrajt në Tripoli dhe së fundmi ka zhvendosur trupa në Libi – një veprim që u dënua nga shumë në Evropë.

Përveç Erdoganit, në takim morën pjesë Presidenti rus Vladimir Putin, Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo, Kryeministri britanik Boris Johnson, Presidenti drancez Emmanuel Macron dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Përpara konferencës, von der Leyen tha se krahu ekzekutiv i BE-së është “plotësisht i përkushtuar” për të mbështetur rezultatet e konferencës në Berlin dhe se do të mbështesë përpjekjet për zbatimin e marrëveshjeve.

Te fundit


Kthehu lart