Konferenca e prokurorisë në rastin e Liridona Ademajt, nesër merr pjesë edhe vëllai i saj - Gazeta Express
string(88) "konferenca-e-prokurorise-ne-rastin-e-liridona-ademajt-neser-merr-pjese-edhe-vellai-i-saj"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 19:07

Konferenca e prokurorisë në rastin e Liridona Ademajt, nesër merr pjesë edhe vëllai i saj

Lajme

Gazeta Express

14/01/2025 19:07

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinë Zejnullah Gashi, ka thënë për Klankosova.tv se nesër me fillim nga ora 10:00, do të ngritët aktakuzë për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Gashi tha se do të mbahet edhe një konferencë për media me gazetarët ku do të flitet për rastin në fjalë.

Lexo Edhe:

Aty do të marrë pjesë edhe vëllai i të ndjerës, Leonard Ademaj.

Kjo u bë e ditur nga vet ai, përmes një shkrimi në Facebook.

“Ju njoftoj që nesër do të marr pjesë në konferencën e ftuar nga Prokuroria e Prishtinës në lidhje me rastin e vrasjes së motrës time Liridona Ademajt. Konferenca mbahet në orën 10.00 ne Prokurorinë Themelore tek Pallati i Drejtësisë. Shpresoj që mediat do të kenë kohë të përcjellin konferencën. Pas konferencës mund të përgjigjem në ndonjë pyetje eventuale të gazetarëve”, shkroi ai.