Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave: E papranueshme që një punëtor me kohë të plotë të marrë pagë nën kufirin e varfërisë - Gazeta Express
string(124) "konfederata-nderkombetare-e-sindikatave-e-papranueshme-qe-nje-punetor-me-kohe-te-plote-te-marre-page-nen-kufirin-e-varferise"

Maqedoni

Gazeta Express

18/03/2026 11:48

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave: E papranueshme që një punëtor me kohë të plotë të marrë pagë nën kufirin e varfërisë

Maqedoni

Gazeta Express

18/03/2026 11:48

Është koha të ndalojmë së foluri vetëm për pagën minimale, por për një pagë që lejon një jetë dinjitoze, tha dje sekretari ipërgjithshëm i Lidhjes Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC), Luke Triangle, pas një takimi me udhëheqjen e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (LSM), përcjell Gazeta Express nga Portalb.mk.

Triangle kritikoi situatën sociale në vend dhe theksoi se është e papranueshme që një e treta e punëtorëve në Maqedoni të fitojnë nën kufirin e varfërisë.

“Është e papranueshme që një punëtor me kohë të plotë nuk mund t’i paguajë faturat sepse paga e tij është nën kufirin e varfërisë. Qeveria dhe shoqëria duhet të ndërmarrin veprime”, theksoi Triangle në një konferencë për shtyp me kryetarin e LSM-së, Sllobodan Trendafilov, dhe sekretarin ekzekutiv të Komitetit rajonal pan-evropian, Anton Lepiki.

Sipas përfaqësuesve ndërkombëtarë, Maqedonia ka parë një regres në dialogun real, substancial social në vend dhe rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës nga viti 2023 nuk janë zbatuar mjaftueshëm.

Ai thotë se megjithëse korniza ligjore është e mirë, zbatimi i saj në praktikë është problematik, gjë që kërkon një sistem të fortë gjyqësor që do t’i detyrojë punëdhënësit dhe Qeverinë të respektojnë ligjet.

“Kur flasim për demokracinë, lind pyetja se çfarë e bën një demokraci ntë vërtetë. Ne kemi shqetësime në lidhje me situatën në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Triangle.

Ai shpjegoi se sipas hulumtimeve që po bëjnë, ka shkelje serioze të të drejtave të punës dhe sindikatave në vend dhe se kjo po ndodh vazhdimisht.

Shteti, tha ai, shkel standardet themelore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, dhe rrjedhimisht të OKB-së për lirinë e shoqërimit dhe negociatat kolektive.

Triangle shtoi se është më i shqetësuar për fushatat negative kundër udhëheqësve individualë të sindikatave.

Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, akuzoi Qeverinë se po përdor sulme dhe fushata negative kundër udhëheqjes së sindikatave në vend të rritjes së pagave.

“Pavarësisht presioneve, ne qëndrojmë fuqimisht në qëndrimin se pagat duhet domosdoshmërisht të rriten. Hapi i parë duhet të jetë rritje e pagës minimale, e cila do të sjellë rritje të të gjitha pagave të tjera”, tha Trendafilov.

Ndryshe, Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) më 14 mars në Shkup mbajti protestë të punëtorëve me kërkesë për rritje të pagës minimale në 600 euro dhe rritje lineare të të gjithë pagave tjera për më së paku 6.000 denarë.

LSM në shkurt poashtu mbajti disa protesta duke bllokuar institucionet kyçe. Më 17 shkurt LSM-ja zhvilloi bllokadë para Qeverisë, ndërsa pas protestës së madhe më 28 janar, e cila kërkoi rritjen e pagave minimale dhe të gjitha pagave të tjera në vend, LSM mbajti bllokada të Parlamentit dhe Odës Ekonomike. LSM e bazon kërkesën e saj për rritje të pagave në rritjen e kostos së jetesës dhe rritjen e vlerës së shportës së konsumatorit të sindikatës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement