Koncerti i radhës i Filharmonisë së Kosovës, në Gjakovë
Arte
Gazeta Express
13/05/2025 15:28
Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert në Gjakovë më 15 maj 2025, nga ora 19:30, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”.
Nën dirigjimin e Dario Salvit dhe me pjesëmarrjen e sopranos së mirënjohur Besa Llugiqi, Orkestra do të sjellë një koncert tejet të veçantë për publikun e Gjakovës.
Në koncert do të interpretohen vepra nga kompozitorët shqiptarë Rexho Mulliqi dhe Kreshnik Aliçkaj, si dhe vepra nga kompozitorë botërorë si Giuseppe Verdi, Giacomo Puccini dhe Manuel de Falla.