Në kuadër të “Filharmonisë në lëvizje”, koncerti i radhës i Filharmonisë do të mbahet në qytetin e Gjakovës.
Më 15 nëntor 2024, prej orës 19:30, në Pallatin e Kulturës ‘Asim Vokshi’, në kuadër të programit ‘Filharmonia në Lëvizje’, Kori dhe Orkestra, nën drejtimin e Hajrullah Sylës, me një kast ndërkombëtar solistësh, do të interpretojnë uverturën ‘William Tell’ dhe ‘Stabat Mater’ nga Rossini.
Në këtë koncert do të marrin pjesë solistët Besa Llugiqi (soprano) – Kosovë, Albane Carrere (mezosoprano) – Francë, Ismet Vejseli (tenor) – Maqedonia e Veriut, dhe Andrei Yvan (bas) – Rumani.