Koncerti i radhës i Filharmonisë së Kosovës - Gazeta Express
string(45) "koncerti-i-radhes-i-filharmonise-se-kosoves-3"

Arte

Gazeta Express

25/02/2025 14:59

Koncerti i radhës i Filharmonisë së Kosovës

Arte

Gazeta Express

25/02/2025 14:59

Filharmonia e Kosovës prezanton koncertin e radhës më 27 shkurt 2025, nga ora 19:30, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ky koncert do t’i paraprijë paraqitjes së Orkestrës në Sallën e Madhe të Casino Bern, në Bernë të Zvicrës, më 12 mars 2025.

Nën drejtimin e mjeshtrit të njohur zviceran-francez Antoine Marguier, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë një program të veçantë me vepra nga Rexho Mulliqi, Valton Beqiri, Kreshnik Aliçkaj, Giuseppe Verdi, Giacomo Puccini dhe Manuel de Falla. Në rolin e solistëve do të prezantohen sopranoja Besa Llugiqi dhe saksofonisti Vitaly Vatulya.

Advertisement
Advertisement
Advertisement