string(51) "koncerti-i-filharmonise-ne-pervjetorin-e-pavaresise"

Koncerti i Filharmonisë në përvjetorin e pavarësisë

Arte

Gazeta Express

18/02/2025 14:33

Mbrëmë Filharmonia e Kosovës mbajti koncertin tradicional në shënim të përvjetorit të Pavarësisë.

Nën dirigjimin e Baki Jasharit, koncerti nisi me ‘Suita Ilire’ të Mark Kaçinarit, i cili këtë vit përkujtohet në 90-vjetorin e lindjes. Programi përfshiu gjithashtu tri vepra premierë: Fantazi për piano, me solistin virtuoz nga Tetova, Shkëlzen Baftiarin; poemën simfonike Mizer-Reçak të Librun Jupollit, një homazh për viktimat e masakrës së Reçakut; dhe kantatën ‘I miri i motrës’ të Korab Shaqirit, me solisten e mirënjohur, mexosopranon Flaka Goranci.

Lexo Edhe:

U interpretua gjithashtu ‘Dies Irae’ nga ‘Messa da Requiem’ e Verdit, ndërsa koncerti u përmbyll me veprën ‘Vendi im’ të Valton Beqirit, e kompozuar mbi temën e këngës Mallëngjimi.