Në organizim të Ambasadës së Sllovenisë në Kosovë, Filharmonia e Kosovës organizon një mbrëmje të veçantë muzikore me kitaristin e njohur ndërkombëtarisht Mak Grgić, i cili do të mbajë koncert në Prishtinë, më 13 nëntor 2025, prej orës 20:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit.
I vlerësuar nga The New York Times si “kitarist i jashtëzakonshëm”, Mak Grgić është artist me katër nominime për çmimin Grammy dhe me repertor të gjerë i cili përfshin spektrin prej muzikës së Ballkanit e deri te muzika avangarde dhe mikrotonale.
Dyert hapen në orën 19:30.