Koncert - Filharmonia në Klinë - Gazeta Express
string(28) "koncert-filharmonia-ne-kline"

Koncert – Filharmonia në Klinë

Arte

Gazeta Express

08/02/2023 14:02

Më 22 shkurt Filharmonia e Kosovës mban koncertin e radhës në Klinë, më fillim nga ora 19:00 në Shtëpinë e Kulturës.

Në kuadër të programit “Filharmonia në lëvizje”, stacioni i radhës i institucionit më të lartë të muzikës në vend do të jetë qyteti i Klinës. Koncerti me vepra të kompozitorëve të huaj e vendor organizohet në Shtëpinë e Kulturës “Jehona e Dukagjinit” prej orës 19:00 dhe njëherësh organizohet në kuadër të shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ky koncert mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës dhe Komuna e Klinës. Koncerti është i hapur për publikun.

Lexo Edhe: