Koncepti “RETROTEATËR” në kuadër të Festivalit të Teatrove në Ferizaj - Gazeta Express
string(67) "koncepti-retroteater-ne-kuader-te-festivalit-te-teatrove-ne-ferizaj"

Arte

Gazeta Express

26/09/2022 15:47

Koncepti “RETROTEATËR” në kuadër të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

Arte

Gazeta Express

26/09/2022 15:47

Festivali i Teatrove Ferizaj – 2022, edicioni i 52-të, sjell konceptin “RETROTEATËR” si kujtesë kolektive e ngjarjeve socio-kulturore e politike, të cilat kanë shërbyer edhe si thirrje shprese e një shoqërie në kohë aparteidi të para luftës se vitit 1998-1999 në Kosovë, por edhe si rikujtim i zhvillimeve shumë të rëndësishme të qytetit të Ferizajt.

Koncepti do të zhvillohet në tri përformanca të ndryshme në tri lokacione shumë domethënëse të qytetit të Ferizajt, të cilat janë edhe pjesë të trashëgimisë kulturore të vendit: Stacioni i Trenit i titulluar si perfomancë “AGMINEPOLIS”, Kisha Katolike si “PREMARTYRIS” dhe ish-gjimnazi apo shkolla e parë në qytet – “UDHA E SHKRONJAVE”

Lexo Edhe:

Tri hapësirat në të cilat do të luhen shfaqjet në kuadër të “RetroTeatër” janë: Stacioni i Trenit, Ish- Gjimnazi dhe Kisha Katolike.

PREMARTYRIS / KISHA KATOLIKE

Në koceptin e dizajnuar nga FTF, Kisha Katolike vjen si hapsira që gjatë okupimit të viteve të 90-ta dhe dëbimit të shqiptarëve nga institucionet e ndryshme arsimore me kulturore, hapsirat alternative për zhvillimin e arsimit dhe kulturës kanë qenë kruciale për kohën.

Kisha Katolike kishte hapur dyert për të i dhënë një mbështetje të fuqishme artistëve performues të asaj kohe. Shfaqja “QËNDRESË” nga aktori e regjisori Ismail Rama, në atë kohë kishte angazhuar rreth 100 persona në përgatitje të shfaqjes e cila bazohej në Martirët e Karadakut gjatë viteve 1846-1848.

Kisha Katolike dhe prijësit e saj kishin ofruar gjithçka nga vetja vetëm e vetëm që aktivitetet kulturore e skenike të mund të realizoheshin.

Në kujtim të “QËNDRESËS” si rezistencë qytetare, sjellim kujtime e histori të pathëna skenikisht në Kosovë.

Performanca do të punohet nga regjisori Kushtrim Mehmeti gjatë kohës së festivalit dhe do të shfaqet në Kishën Katolike me datën 7 tetor në ora 17:00.

UDHA E SHKRONJAVE 1946 / ISH-GJIMNAZI

Në koceptin e dizajnuar nga FTF, ish-gjimnazi vjen si hapsirë e rrugëtimit të parë të shkronjave shqipe në rrugë institucionale shkollore në qytetin e Ferizajt. Në hyrje të këtij objekti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore dhe memories kolektive, figurojnë 25 emra të spikatur të arsimtarëve që kanë shërbyer në këtë shkollë gjatë viteve 1946-1955.

Shumëherë në këtë objekt janë zhvilluar edhe ngjarje të ndryshme kulturore të përgatitura kryesisht nga arsimtarë që kanë punuar në kohën kur kjo shkollë është njohur si shkolla Jeronim de Rada. Sot ky objekt është ndër objektet më të vjetra të qytetit të Ferizajt dhe ka nevojë urgjente renovimi.

Performanca do të punohet nga regjisori Kaltërim Balaj gjatë kohës së festivalit në Ferizaj dhe do të shfaqet në ish-gjimnazin me datën 5 tetor në ora 17:00.

AGMINEPOLIS / STACIONI I TRENIT

Në koceptin e dizajnuar nga FTF, performanca në Stacionin e Trenit është emruar me emrin “AGMINEPOLIS” dhe ka kuptimin e një treni a stacioni e që në këtë rast ka qenë themeli kryesor i ndërtimit të një qyteti. Ky stacion ka marrë kuptime të ndryshme përgjatë historisë. Fillimisht ky stacion njihej vetëm si stacion që ka krijuar qytetin dhe që edhe e ka emruar atë me emrin Tasjan (stacion) por që në një kohë tjetër po u njejti stacion në luftën e dytë botërore ka shërbyer për deportimin e hebrjeve për në Selanik, ndërsa disa dekada më vonë, i njejti stacion ka shërbyer për të dëbuar qytetarët e rajonit të Ferizajt për në Maqedoninë e Veriut në kohën e luftës 1998-1999.

Performanca do të punohet nga regjisorja Kreshnike Osmani gjatë kohës së festivalit në Ferizaj dhe do të shfaqet në stacionin e trenit me datën 3 tetor në ora 17:00.

Shfaqjet si perfomativë do të punohen gjatë kohës së festivalit 1 – 7 tetor në Ferizaj.

/Gazeta Express