Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata - Gazeta Express
string(45) "komunikacioni-zhvillohet-neper-rruge-te-thata"

Komunikacioni zhvillohet nëpër rrugë të thata

Gazeta Express

02/07/2020 11:00

Komunikacioni në mbarë vendin po zhvillohet kryesishtë nëpër rrugë të thata, megjithatë LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Në bazë të rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e 72-të solli vendim nga e premtja, 26 qershor të vitit 2020, tërësisht të hapen të gjitha vendkalimet kufitare për lëvizje të papenguar të udhëtarëve dhe automjeteve pa paraqitjen e testit PCR dhe pa shkuarje në izolim shtëpiak ose zbatim në karantinë të obligueshme shtetërore.

Lexo Edhe:

Qeveria solli vendim që nga 1 korriku, e mërkurë të hapen aeroportet i Shkupit dhe ai i Ohrit.