Në PKK Niki (PKK Mexhitli) do të ketë ndalim të qarkullimit për automjetet e rënda deri më 10.01.2026, në ora 10:00. Komunikacioni për automjetet udhëtare do të zhvillohet normalisht, njofton LAMM.
Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet në kushte dimërore, kryesisht në rrugë të thatë.
Që nga data 15.11.2025 ka hyrë në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga gjendja aktuale e motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në vendkalimet kufitare, nga ana maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektim të sinjalistikës rrugore dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes ultësirave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen posaçërisht për akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
tag_katrorimaqedoni_2