“Komunat ku udhëheqim i fitojmë të gjitha – disa i rikthejmë – Jam i bindur që Uran Ismaili kalon në balotazh dhe e fiton garën ”, Kryetari i PDK`së për zgjedhjet - Gazeta Express
string(153) "komunat-ku-udheheqim-i-fitojme-te-gjitha-disa-i-rikthejme-jam-i-bindur-qe-uran-ismaili-kalon-ne-balotazh-dhe-e-fiton-garen-kryetari-i-pdkse-per-zgjedhjet"

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 21:12

“Komunat ku udhëheqim i fitojmë të gjitha – disa i rikthejmë – Jam i bindur që Uran Ismaili kalon në balotazh dhe e fiton garën ”, Kryetari i PDK`së për zgjedhjet

Lajme

Gazeta Express

10/10/2025 21:12

Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ftuar në Pressing në T7, ka folur për zgjedhjet e 12 tetorit.

Ai është shprehur i bindur se Uran Ismaili do të triumfoi në Prishtinë.

Po ashtu, ai ka thënë edhe se, pret që PDK t’i rikthejë edhe disa komuna.

‘’Jam i bindun që kemi me rritë numrin e komunave të cilat i udhëheqim. Pritjet e mija, komunikimi ditor me kryetarët dhe kandidatët, besoj që komunat të cilat udhëheq PDK i fitojmë të gjitha, por mendoj që jemi në garë edhe në disa komuna të rëndësishme, disa që i rikthejmë. Dhe jam i bindur që Uran Ismaili do të jetë kryetari i ardhshëm i Prishtinës, sepse mendoj nga fushata e madhe e jashtëzaonshme, mbështetja e qytetarëve, tashmë e kam bindjen që Urani të jetë në raundin e dytë. Kështu që pritjet e mëdha janë reale’’, ka thënë ai. /GazetaExpress