Komunat e Kosovës kërkojnë shkurtimin e fazës së dytë të masave ndaj COVID-19 - Gazeta Express
string(77) "komunat-e-kosoves-kerkojne-shkurtimin-e-fazes-se-dyte-te-masave-ndaj-covid-19"

Gazeta Express

23/05/2020 10:18

Komunat e Kosovës kërkojnë shkurtimin e fazës së dytë të masave ndaj COVID-19

Gazeta Express

23/05/2020 10:18

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar shkurtimin e fazës së dytë të masave ndaj Covid-19. Sipas AKK’së, kryetarët kanë kërkuar që të rishikohen masat vetëm në përputhje me situatën, e cila sipas tyre, vlerësohet të jetë pozitive.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Asociacioni i Komunave ka bërë me dije se humbjet ekonomike mund të jenë shumë të mëdha.

Lexo Edhe:

“Kryetarët kërkojnë që masat të rishikohen vetëm në përputhje me situatën, e cila situatë është duke u vlerësuar si pozitive për rishikimin e masave të fazës së dytë që është duke u larguar nga rreziku i shëndetit publik.

Në këtë drejtim, duke u nisur edhe nga parimi edhe situata aktuale ekonomike, me tendenca që të kemi rënie të theksuar ekonomike, vlerësojmë se do të duhej që faza e dytë të rishikohet dhe që të shkurtohet. Humbjet ekonomike tashmë mund të jenë shumë të mëdha”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, me lehtësimin edhe të mëtutjeshme të masave qytetarët do të fillojnë të paguajnë edhe obligimet ndaj komunave.

“Së dyti, ne mendojmë që me lehtësimin edhe të mëtutjeshme të masave qytetarët do të fillojnë të paguajnë edhe obligimet  ndaj komunave e të cilat obligime do e ngrisin inkasimin e të hyrave vetanake e të cilat mjete do të investohen në projekte të cilat do e përmirësojnë jetën e qytetarit”, thuhet në postim. /Express