Komuna thotë se dëmet e breshrit në Rahovec janë mbi 2.6 milionë euro - Gazeta Express
string(69) "komuna-thote-se-demet-e-breshrit-ne-rahovec-jane-mbi-2-6-milione-euro"

Komuna thotë se dëmet e breshrit në Rahovec janë mbi 2.6 milionë euro

Gazeta Express

01/06/2020 13:34

Komuna e Rahovecit ka vlerësuar dëmin e shkaktuar nga reshjet e shiut dhe breshrit të cilat goditën komunën më 19 dhe 20 maj.

Kryetari i komunës, Smajl Latifi, ka njoftuar se për vlerësimin e dëmeve janë formuar katër komisione vlerësuese të dëmeve të shkaktuara. Ai thotë se dëmi i shkaktuar kalon vlerën e 2 milionë eurove.

Lexo Edhe:

Sipas vlerësimit të komisionit, Latifi njofton se sipërfaqet e tokave bujqësore të prekura nga breshri janë mbi 700 hektarë dhe përfshijnë këto zona: Rahovec (zona Hamoc), Brestoc, Nagac, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Zaqisht, Retijë dhe Krushë e Madhe. Po ashtu, breshër në sasi më të vogël ka pasur edhe në zonat e tjera të komunës.

“Në raportin e përgatitur nga komisioni për vlerësimin e dëmeve, është paraqitur në mënyrë të përgjithësuar: sipërfaqja e dëmtuar, rendimenti i pritur për secilin sektor si dhe vlera e dëmit të shkaktuar e që në total kap shumën: 2,641,100.88 euro”, ka njoftuar Latifi.

Ai ka thënë se kanë bërë kërkesë për dëmshpërblim të dëmeve që u janë shkaktuar fermerëve.

“Kërkesa është parashtruar kundrejt Kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrit në detyrë të MBPZHR-së, Besian Mustafa, ku edhe kemi kërkuar që të ndahet buxhet për t’ju dal në ndihmë fermerëve punëtorë të komunës sonë”, ka thënë ai.

Image