Komuna ku u votua më së shumti deri në 13:00 dhe ajo me pjesëmarrjen më të ulët - Prishtina e Mitrovica me përqindje të përafërt - Gazeta Express
string(127) "komuna-ku-u-votua-me-se-shumti-deri-ne-1300-dhe-ajo-me-pjesemarrjen-me-te-ulet-prishtina-e-mitrovica-me-perqindje-te-perafert-1"

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 14:23

Komuna ku u votua më së shumti deri në 13:00 dhe ajo me pjesëmarrjen më të ulët – Prishtina e Mitrovica me përqindje të përafërt

Lajme

Gazeta Express

09/11/2025 14:23

Mamusha është komuna që ndër ato në të cilat po votohet sot, ka shënuar pjesëmarrjen më të madhe në votim deri në orën 13:00.

Në komunën e vogël në veri të Prizrenit kanë votuar 40,62%, apo 1,782 qytetarë deri në mesditë, sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në Mamushë të drejtë vote kanë 4,387 persona.

Rahoveci, komuna në jug-perëndim të vendit, është ajo që sipas të dhënave të fundit, ka shënuar daljen më të ulët në zgjedhje deri në 13:00.

Atje kanë votuar 8,63% e qytetarëve, apo 5,141 persona, sipas KQZ-së, që në përllogaritjen e daljes deri në këtë orë ka procesuar atje 70 prej 77 vendvotimeve.

Në komunat e mëdha si Prishtina, Mitrovica e Jugut, përqindja e daljes në zgjedhje deri në mesditë është e përafërt. Deri në orën 13:00, në kryeqytet votuan 17,57%, ndërsa në Mitrovicën e Veriut 17,80%.

Në Prizren, dalja është dukshëm më e vogël. Deri në drekë, atje kanë votuar 9,80%, sipas KQZ-së. Në Gjakovë votuan 10,65%, ndërsa në Pejë 11,24%.

Në tërë vendin, votuan 177,225 persona, apo 13,46%, sipas KQZ-së, që në përllogaritjen e daljes deri në këtë orë ka procesuar 96,99% të vendvotimeve.