Komuna e Ramiz Lladrovcit zë vendin e parë për përformancë, fiton gati 1 milion euro grant - Gazeta Express
string(89) "komuna-e-ramiz-lladrovcit-ze-vendin-e-pare-per-performance-fiton-gati-1-milion-euro-grant"

Komuna e Ramiz Lladrovcit zë vendin e parë për përformancë, fiton gati 1 milion euro grant

Gazeta Express

16/09/2020 12:26

Komuna e Drenasit përmes një reagimi njofton se në bazë të matjes së performancës së komunave në Republikën e Kosovës, Drenasi mbetet komuna më transparente e llogaridhënëse në shërbimin ndaj qytetarëve, duke u radhitur kështu në vendin e parë.

Pas publikimit të Raportit të performancës së komunave për vitin 2019 nga Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal e financuar nga MAPL-ja, Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze dhe Ambasada Norvegjeze, ku kanë qenë 19 fusha të matjes më 119 tregues e që Drenasi në këtë matje në mesin e 38 komunave në bazë të performancës zë vendin e parë dhe si rezultat i kësaj ka fituar grantin me vlerë prej 803,977.35 eurosh, pra ndryshe nga interpretimet e disa keqdashësve, theksohet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

Lexo Edhe:

Vlen të përmendet, se në të gjitha matjet që behën për perforemancë e transparencë si nga niveli qendror, nga OJQ dhe ndërkombëtarë, Drenasi radhitet në mesin e komunave me të mira dhe për secilin vit është edhe përfituese e granteve, ku mjetet e fituara janë dedikuar në projektet kapitale për të mirën e qytetarëve.

Përmes këtyre komenteve, që kryesisht janë për qëllime politike, ata me vetëdije ose pa të janë duke e dëmtuar imazhin e Komunës së Drenasit, punën dhe angazhimin maksimal të zyrtarëve komunalë që ofrojnë shërbimet e tyre në mënyrën me të mirë të mundshme ndaj qytetarëve, të drejtorëve komunalë dhe kryetarit Lladrovci, thuhet në reagim.

Në favor të këtyre pohimeve, Komuna e Drenasit, thërret në ndihmë edhe linket:

Linku i Raportit të Performancës Komunale: https://mapl.rks-gov.net/raportet-vjetore-te-mapl-se/

https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2020/09/Raporti-i-performances-komunale-2019-2-1.pdf

Linku i Indeksit të Konkurrueshmërisë së Komunave; https://www.riinvestinstitute.org/Al/lajme/345/publikohet-raporti-studimor-indeksi-i-konkurrueshmerise-se-komunave-2020/

https://www.riinvestinstitute.org/uploads/files/2020/September/14/10_-__MCI_Index_2020_-_ALB_-_02_11600097233.pdf