string(97) "komuna-e-quan-te-panevojshme-greven-e-punetoreve-te-pastrimit-thote-se-po-keqperdoren-politikisht"

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 10:27

Komuna e quan të panevojshme grevën e punëtorëve të “Pastrimit”, thotë se po keqpërdoren politikisht

Lajme

Gazeta Express

22/05/2025 10:27

Komuna e Prishtinës ka reaguar pas nisjes së grevës nga punëtorët e kompanisë “Pastrimi” para ndërtesës së komunës.

Siç thuhet në njoftim, “grumbullimi i i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm” dhe se sipas tyre, të njëjtit po keqpërdoren për qëllime politike nga menaxhmenti.

“Të nderuar qytetarë, Ka kohë që Kryeqyteti është angazhuar për zgjidhjen e situatës së krijuar me mbeturinat. Prandaj, përderisa Kryeqyteti, është duke bërë gjithçka për tejkalimin e kësaj gjendje konsiderojmë se grumbullimi i punëtorëve të KRM “Pastrimi” para objektit të Komunës është i panevojshëm. Keqpërdorimi i tyre për qëllime politike nga menaxhmenti është i papranueshëm dhe nuk duhet të vazhdojë”.