Komuna e Prishtinës njofton për orarin e autobusëve dhe numrin e udhëtarëve që lejohen - Gazeta Express
string(86) "komuna-e-prishtines-njofton-per-orarin-e-autobuseve-dhe-numrin-e-udhetareve-qe-lejohen"

Komuna e Prishtinës njofton për orarin e autobusëve dhe numrin e udhëtarëve që lejohen

Gazeta Express

07/07/2020 10:51

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të reduktohet orari i autobusëve të Trafikut Urban

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se autobusët do të qarkullojnë deri në orën 20:30.

Lexo Edhe:

“Bazuar në masat e fundit të Qeverisë për parandalim të përhapjes së pandemisë, i njoftojmë qytetarët se autobusët e NPK “Trafiku Urban” Prishtinë, do të qarkullojnë deri në ora 20:30. Pra, nisja e fundit në linjat urbane është në ora 20:30”, thuhet në njoftim.

Komuna e Prishtinës ka kërkuar që të respektohen masat për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Kërkohet respektimi i masave në fuqi që përfshijnë bartjen e maskës mbrojtëse, kufizimi i numrit të udhëtarëve max. 20 dhe respektim të distancës edhe brenda autobusit”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/