Komuna e Prishtinës iu blen dru për ngrohje 201 familjeve - Gazeta Express

Komuna e Prishtinës iu blen dru për ngrohje 201 familjeve

Ballina

Gazeta Express

12/12/2019 18:51

Komuna e Prishtinës ka vendosur të subvencionojë me dru për ngrohje 201 familje që janë në asistencë sociale.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, që ka thënë se kjo ndihmë do të zbusë sado pak gjendjen e këtyre familjeve në muajt e dimrit.

“Komuna e Prishtinës përmes Drejtorisë së Mirëqenies Sociale ka vendosur që 201 familje që janë në asistencë sociale ti ndihmojë me subvencione për të blerë drunj për ngrohje”, ka shkruar ai në Facebook.

“Kjo nuk është shumë por zbut sado pak gjendjen në këta muaj dimri”, ka shtuar Ahmeti.