Në kuadër të takimeve të kulturës “Kadri Kadriu”, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Podujevës ka shpallur konkurs letrar për poezi, ese dhe tregim të shkurtër.
Siç bëhet e ditur në njoftim, konkursi ka qëllim të ruaj, kultivojë dhe zhvillojë traditën kulturore letrare si dhe të motivojë dhe promovojë krijuesit shqiptarë.
Takimi letrar do të shpërblejë tri vendet e para.
Vendi i parë që mban emrin “Afrim Maliqi” do të shpërblehet me 250 euro, vendi i dytë me 170 euro, ndërsa vendi i tretë me 100 euro.
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...