Komuna e Mitrovicës mban seancë për zgjedhjen e kryesuesit sonte në 21:30, arsye e "urgjencës"  afati ligjor - Gazeta Express
string(103) "komuna-e-mitrovices-mban-seance-per-zgjedhjen-e-kryesuesit-sonte-ne-2130-arsye-e-urgjences-afati-ligjor"

Lajme

Gazeta Express

11/01/2026 20:19

Komuna e Mitrovicës mban seancë për zgjedhjen e kryesuesit sonte në 21:30, arsye e “urgjencës”  afati ligjor

Lajme

Gazeta Express

11/01/2026 20:19

Sonte në ora 21:30 mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Mitrovicës, në rend dite janë dy pika; Betimi i anëtarit të Kuvendit, Arian Tahiri dhe Zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës.

Kjo seancë po mbahet me orar të “parregullt”, meqë e njejta pritej të mbahej nesër duke filluar nga ora 10:00.

Siç raportohet, arsyeja e ndryshimit të datës lidhet me zbatimin e nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale; nenit 3, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ (MAPL) nr. 02/2015 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës; nenit 50, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2, dhe nenit 52, paragrafi 1, të Statutit të Komunës së Mitrovicës e cila parasheh mbajtjen e kësaj seance jo më larg se një muaj pas seancës konstituive e cila ishte mbajtur me 12 dhjetor 2025.

Bazuar në këtë zhvillim, duket se data e thirrjes së seancës ishte llogaritur gabim, rrjedhimisht afati ligjor, andaj e njejta është thirrur për sonte në ora 21:30.

Advertisement
Advertisement
Advertisement