Komuna e Gjilanit i informon mësimdhënësit që janë kandidatë për Asamble, të pezullojnë punën - Gazeta Express
string(92) "komuna-e-gjilanit-i-informon-mesimdhenesit-qe-jane-kandidate-per-asamble-te-pezullojne-punen"

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 14:48

Komuna e Gjilanit i informon mësimdhënësit që janë kandidatë për Asamble, të pezullojnë punën

Lajme

Gazeta Express

20/08/2025 14:48

Komuna e Gjilanit, repsektivisht Drejtoria për Arsim, ka informuar mësimdhënësit që janë kandidatë për asamble komunale të pezullojnë marrëdhënien e tyre të punës, ashtu siç kërkohet me ligj. Aty janë sqaruar edhe datat se kur duhet të bëhet një gjë e tillë.

E plotë:

NJOFTIM me rëndësi për mësimdhënësit kandidatë për Asamble në zgjedhjet e 12 tetorit.

Duke u bazuar në dispozitat ligjore në fuqi dhe në afatet e përcaktuara nga KQZ lidhur me fushatën zgjedhore, ju njoftojmë se:

Zyrtarët publikë, respektivisht punonjësit e IEA-ve që janë kandidatë për këshilltarë komunal, janë të obliguar që:
• Të pezullojnë marrëdhënien e punës (pa pagesë) duke filluar nga data 05.09.2025 (7 ditë para fillimit zyrtar të fushatës).
• Ky pezullim vlen deri më 17.10.2025 (5 ditë pas përfundimit të fushatës zgjedhore).