Komuna e Deçanit ndan 100 mijë euro për luftimin e koronavirusit - Gazeta Express
string(64) "komuna-e-decanit-ndan-100-mije-euro-per-luftimin-e-koronavirusit"

Gazeta Express

26/03/2020 12:41

Komuna e Deçanit ndan 100 mijë euro për luftimin e koronavirusit

Gazeta Express

26/03/2020 12:41

Komuna e Deçanit ka mbajtur sot seancë të jashtëzakonshme. E vetmja pikë e rendit të ditës ka qenë ndarja buxhetore për luftën ndaj koronavirusit.

Me vendim unanim, Deçani ka ndarë 100 mijë euro për luftën ndaj pandemisë.

Lexo Edhe:

“Sot, kemi mbajtur senacancën e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Deçanit, ku kemi shqyrtuar pikën e vetme të rendit të ditës, situata me pandeminë COVID-19 dhe ndarja buxhetore për këtë situat emergjete shëndetësore.

Në këtë seanc me vendim unanim kemi aprovuar ndarjën buxhetore në vlerë prej 100 mijë euro, me përkrahjen e antarëve të kuvendit nga të gjitha subjektet politike, kjo shumë e ndarë nga kuvendi komunal do të hyjë në funksion të menaxhimit të kësaj situate emergjjente dhe do të kontriboj në operimin e të gjithë akterëve relevant që janë në funksion” thuhet në njoftimin komunës së Deçanit.