Komuna e cila dikur ishte vatër e infeksionit, sot ka vetëm 11 raste aktive - Gazeta Express
string(74) "komuna-e-cila-dikur-ishte-vater-e-infeksionit-sot-ka-vetem-11-raste-aktive"

Gazeta Express

24/10/2020 16:52

Komuna e cila dikur ishte vatër e infeksionit, sot ka vetëm 11 raste aktive

Gazeta Express

24/10/2020 16:52

Në Komunën e Malishevës në 24 orët e fundit janë shëruar 5 persona, ndërsa është regjistruar një rast i ri, shkruan Gazeta Express.

Kështu kanë bërë të ditur nga kjo komunë, përmes një njoftimi në Facebook. Rasti i ri është regjistruar në Banjë, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.

Lexo Edhe:

“Gjendja me pandeminë e COVID-19 në Komunën e Malishevës është kjo: deri më sot me koronavirus janë regjistruar 269 raste, prej tyre 234 janë shëruar plotësisht, 24 persona kanë vdekur, ndërsa aktivë janë edhe 11 persona”, thuhet në njoftim. /Express/