Kompromisi i Kurtit për institucionet paralele, Hargreaves e mirëpret marrëveshjen: U bë zgjidhje praktike - Gazeta Express
string(104) "kompromisi-i-kurtit-per-institucionet-paralele-hargreaves-e-mirepret-marreveshjen-u-be-zgjidhje-praktike"

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 19:07

Kompromisi i Kurtit për institucionet paralele, Hargreaves e mirëpret marrëveshjen: U bë zgjidhje praktike

Lajme

Gazeta Express

16/03/2026 19:07

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka përshëndetur marrëveshjen e arritur në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të Huajt.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte njoftuar se për një periudhë do të njihen dokumentet e serbëve që janë të lëshuara nga strukturat ilegale

Ambasadori britanik e ka përshëndetur këtë marrëveshje, duke e përgëzuar Albin Kurtin për këtë angazhim.

“Mbretëria e Bashkuar mirëpret marrëveshjen e arritur midis Kosovës dhe BE-së mbi zbatimin e Ligjit për të Huajt. Marrëveshja respekton kornizën ligjore të Kosovës, duke ofruar zgjidhje praktike për të gjitha komunitetet që të jetojnë, punojnë dhe studiojnë ligjërisht në Kosovë pa ndërprerje të shërbimeve”.

“Ne mirëpresim angazhimin e Kryeministrit Kurti për të zbatuar ligjin dhe planet e tjera të ardhshme që ndikojnë në komunitetin serb të Kosovës në koordinim të ngushtë me BE-në dhe komunitetin”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement