Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë së Albin Kurtit për zbatimin e ligjeve për të huajt dhe automjetet, të cilët do të preknin komunitetin serb në vend.
Tahiri, në reagimin e tij ka thënë se vendimi i Kurtit duhet parë nga dy pyetje: A është vendim ad hoc, “për hatër”, apo pjesë e një premtimi të mëhershëm të qeverisë?; 2. Dialogu me Serbinë i lehtësuar nga BE-ja a ka strategji dhe synim të qartë, dhe mbi të gjitha: çfarë fitoi Kosova?
‘‘Për mua përgjigjet janë të qarta. Me lëshimet për Ligjin për të Huajt, kryeministri bëri një tjetër koncesion, ndërsa Serbia doli sërish përfituese dhe e kënaqur me dakordimin’’, ka shkruar ai ndër tjerash, përcjell Express.
Postimi:
Vendimi i sotëm i kryeministrit duhet parë nga dy pyetje kryesore:
1. A është vendim ad hoc, “për hatër”, apo pjesë e një premtimi të mëhershëm të qeverisë?
2. Dialogu me Serbinë i lehtësuar nga BE-ja a ka strategji dhe synim të qartë, dhe mbi të gjitha: çfarë fitoi Kosova?
Për mua përgjigjet janë të qarta. Me lëshimet për Ligjin për të Huajt, kryeministri bëri një tjetër koncesion, ndërsa Serbia doli sërish përfituese dhe e kënaqur me dakordimin.
Modeli po përsëritet: fillimisht retorikë e ashpër kundër dialogut, pastaj kritika nga partnerët ndërkombëtarë, dhe në fund koncesione në rënie të lirë në shpinë të Kosovës.
Në fund: Kurti i kënaqur, BE-ja e kënaqur, Serbia përfiton, e Kosova kërkah!