Kompletohen të gjitha grupet për Kampionatin Botëror “Katar 2022” - Gazeta Express
string(63) "kompletohen-te-gjitha-grupet-per-kampionatin-boteror-katar-2022"

Sport

Gazeta Express

14/06/2022 22:10

Kompletohen të gjitha grupet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”

Sport

Gazeta Express

14/06/2022 22:10

Pas ndeshjes së zhvilluar sonte mes Kosta Rikës dhe Zelandës së Re, janë kompletuar të gjitha grupet për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kosta Rika shënoi fitore 1:0 dhe siguroi kështu pjesëmarrjen për në Botërorin e këtij viti, shkruan Gazeta Express.

“Katar 2022” do të fillojë më 21 nëntor dhe do të mbyllet me finalen e madhe më 18 dhjetor.

Grupet janë këto:

Grupi A: Katari, Ekuadori, Senegali, Holanda.

Grupi B: Anglia, Irani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uellsi.

Grupi C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia.

Grupi D: Franca, Australia, Danimarka, Tunizia.

Grupi E: Spanja, Kosta Rika, Gjermania, Japonia.

Grupi F: Belgjika, Kanada, Maroku, Kroacia,

Grupi G: Brazili, Serbia, Zvicra, Kameruni.

Grupi H: Portugalia, Gana, Uruguai, Koreja e Jugut.

/Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement