Kompjuteri Apple-1 pritet të shitet 600 mijë dollarë në ankand - Gazeta Express

Kompjuteri Apple-1 pritet të shitet 600 mijë dollarë në ankand

AutoTech

Gazeta Express

24/11/2021 19:37

Një kompjuter Apple-1 që daton nga 1976 është vendosur në ankand në Kaliforni dhe pritet që të arrijë vlerën deri në 600 mijë dollarë.

Shtëpia e ankandit, John Moran Auctioneers, tha se Apple-1, i cili u projektua nga Steve Wozniak dhe i montuar dhe testuar nga Steve Jobs, kishte dy pronarë të mëparshëm para se të dilte në bllokun e ankandit.

Lexo Edhe:

Pjesa vjen me një tastierë Datanetics Rev D, një monitor video Panasonic të vitit 1986, disa korda përkatëse, një Manual bazë Apple-1, Udhëzuesin e Operacioneve Apple-1, një manual programimi MOS 6502 dhe dy kasetë softuerësh Apple-1.

Vetëm 200 kompjuterë Apple-1 janë bërë ndonjëherë nga Jobs dhe Wozniak. Një Apple-1 që funksiononte u shit për 671 mijë dollarë kur u hodh në ankand në Gjermani në vitin 2013.