Kompany: Finalja e Championsit në shtëpinë tonë, për ne ky është një vit special - Gazeta Express
string(78) "kompany-finalja-e-championsit-ne-shtepine-tone-per-ne-ky-eshte-nje-vit-special"

Futboll

Gazeta Express

13/03/2025 9:08

Kompany: Finalja e Championsit në shtëpinë tonë, për ne ky është një vit special

Futboll

Gazeta Express

13/03/2025 9:08

Bayern Munichu e shfaqi superioritetin e tij ndaj Bayer Leverkusenit duke u kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pasi i fitoi të dy ndeshjet me “Farmaceutikët”.

Në çerekfinale, gjiganti bavarez do të ketë punë me Interin, i cili e eliminoi me lehtësi Feyenoordin në të tetën e finales, shkruan “Gazeta Express”.

Trajneri Vicent Kompany pret që Bayerni të shkojë sa më larg, e pse jo ta fitojë krejt trofeun duke e pasur parasysh se finalja do të luhet pikërisht në shtëpinë e Bayernit, në “Allianz “Arena”.

“Çelësi është që të jemi konstant jo vetëm një vit apo një ditë, por gjithmonë. Duhet të jemi konstantë për të qenë gjithmonë lart dhe për t’u munduar që ta dërgojmë këtë skuadër sa më larg të jetë e mundshme”, deklaroi trajneri i Bayernit për “Sky Sport”.

“Është e qartë se për ne ky vit është special, madje shumë special pasi që finalja do të luhet në shtëpinë tonë”, përfundoi ish-futbollisti i njohur belg. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement