Më herët u raportuar se një autobus që udhëtonte nga Kosova për në Zvicër ishte përfshirë nga zjarri. Për këtë nga reaguar kompania ‘’Arditi Tours’’. Këta të fundit, kanë mohuar këto raportime, duke thënë se autobusi s’është djegur porse, bëhet fjalë për një defekt teknik.
Nga kompania thuhet edhe se, ky problem është riparuar dhe se, më pas ka vazhduar edhe udhëtimi.
Postimi:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Kompania ARDITI TOURS demanton kategorikisht lajmin e publikuar në disa media, përfshirë Klan Kosova, se është djegur një autobus i kompanisë sonë.
Sqarojmë opinionin publik se autobusi në fjalë nuk është djegur dhe ka qenë gjatë gjithë kohës në udhëtim të rregullt. Gjatë rrugës është paraqitur një defekt i vogël teknik, i cili është riparuar brenda 20 minutave, pa rrezikuar sigurinë e pasagjerëve. Pas ndërhyrjes teknike, udhëtimi ka vazhduar normalisht.
ARDITI TOURS i kushton rëndësi maksimale sigurisë së udhëtarëve dhe mirëmbajtjes së mjeteve transportuese. Ftojmë mediat që, para publikimit të lajmeve, të verifikojnë informacionet zyrtare për të shmangur keqinformimin e publikut.
Për çdo sqarim shtesë, jemi të hapur për komunikim zyrtar.
Qysh diten e Hëne do ta padisimin Klan Kosoven per informate te rreme.